EMRAT/ Punonjësi VD*Q duke krasitur palmat, arrestohet drejtuesi TEKNIK i firmës në Durrës!

28 October 2023, 14:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Punonjësi VD*Q duke krasitur palmat, arrestohet drejtuesi TEKNIK i
Andi Lala

Drejtuesi teknik i firmës ku punonte 35-vjeçari, Andi Lala, që humbi jetën një ditë më parë duke prerë degët e pemëve, është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në pranga është vënë, Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, i cili ishte drejtuesi teknik i firmës, dhe Blerim Margeshi 42-vjeç, i cili ishte drejtuesi i vinçit nga ku u rrëzuar punonjësi që vdiq. 

Sipas policisë, firma nuk kishte marrë leje në organet kompetente.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen 13 të Durrësit. 35-vjeçari po priste degët e pemëve në zonën ku po kryhen punime për ndërtimin e pedonales kur ra nga vinçi dhe si pasojë e plagëve të marra punonjësi ka humbur jetën.

Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i vinçit, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.


Video