Një automjet në pronësi të një shtetasi nga Tirana është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, në qytetin e Beratit.
Mjeti, tip kamionçinë, me targa AA 909 NJ mësohet se ka qenë duke qarkulluar në qytet ndërsa është përfshirë nga flakët, të cilat kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.
Mësohet se në vendngjarje janë gjendur menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumë të cilët kanë mund edhe të lokalizojnë shpejt flakët e të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.
Si pasojë e zjarrit motori i makinës në pronësi të shtetasit nga Tirana Fran Kaçorri u shkrumbua tërësisht, po kështu edhe pjesë të tjera mekanike që ndodheshin poshtë kofanos së makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.