Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi i cili u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut.
Avokati Sokol Mëngjesi ende po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, sipas burimeve nga Truama ka fraktura të shumta në kokë dhe në pjesën e ballit.
Momenti kur Tonin Vocaj futet në spitalin e Traumës:
Kush është avokati Sokol Mëngjesi?
Sokol Mëngjesi është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Drejtësisë Democritus në Greqi. Po në Greqi, nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka ndjekur Masterin Shkencor në të Drejtën Penale dhe Kriminalistikë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Democritus.
Në po të njëjtin universitet ka marrë edhe titullin ‘Doktor i Shkencave’ Juridike në mars 2010. Në korrik 2016 Mëngjesi ka marrë titullin akademik ‘Profesor’. Në Universitetin Democritus ku ka mbaruar studimet akademike, Mëngjesi ka qenë pedagog i Jashtëm në Departamentin e së Drejtës Penale në periudhën nëntor 2005 deri Janar 2008. Në periudhën Shtator 2004 deri Janar 2008 ka punuar si asistent avokat pranë Av. Prof. Dr. Stefano Pavlu, Selanik – Greqi.
Mëngjesi ka qenë dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe prej 2010 është pedagog në Departamentin e së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.