Dy fraktura në kokë, si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi pasi u dhunua nga tre persona

29 May 2024, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy fraktura në kokë, si është gjendja e avokatit Sokol
Sokol Mëngjesi

Burime nga urgjenca e spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë.

Avokati ka marrë një goditje në ballë dhe një pas koke e për pasojë edhe fryrje të kokës.

Aktualisht nuk është koshient dhe do i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera. 

Avokati i Berishës dhe i inceneratorit të Tiranës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë.

Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

 


Video