Detaje të reja nga djegia e magazinave te një karburanti i biznesmenit të hidrokarbureve, Shefqet Kastratit i cili është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrës. Policia informon se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 14 në Durrës.
Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Siç shihet dhe nga pamjet që disponon VoxNews flakë e zjarrit janë afër qendrave të banimit rrezikohet jeta e banorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti. Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.