DETAJE/ Vrasja në Tiranë, biznesmeni qëlloi drejt ekzekutorit të tij me tavllë duhani

16 December 2022, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Vrasja në Tiranë, biznesmeni qëlloi drejt ekzekutorit

Edmond Papa, i vrarë sot në Tiranë, në momentet kur është qëlluar nga ekzekutori i tij ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.

49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete.

Mësohet se viktima kishte dy mbiemra dhe se njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari është me origjinë nga Fieri por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit.

Edmond Papa ka në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Ai ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit. 


Video