Detaje të REJA/ Ky është 28 vjeçari nga Lushnja që humbi jetën tragjikisht në aksident!

12 June 2023, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të REJA/ Ky është 28 vjeçari nga Lushnja që
Në foto: 28-vjeçari, Sherif Metushi

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Sherif Metushi.

Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, 28-vjeçari, Sherif Metushi po udhëtonte me motor, ndërsa u përplas përball me një furgon që drejtohej nga një 32-vjecar i cili po transportonte punëtorët për në një pike grumbullimi.

Përplasja ka qenë e fortë çka solli vdekjen e menjëhershme të 28-vjeçarit. Policia e Lushnjës ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shehin 32-vjeç që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marrë në pyetje punëtorët që ishin brenda mjetit .

VoxNews ka siguruar foto të 28-vjeçarit i cili humbi jetën në aksident, miqtë e tij janë tronditur nga lajmi për vdekjen e Sherif Metushit:

 



Video