SPAK kër koi ditën e sotme për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi 10 vite burg por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj.
Ish-ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas pretencës së SPAK me anë të një postimi në 'Facebook' ku shkruan se: drejtësia penale është pjesë e të drejtës publike dhe si e tillë, duhet ti shërbejë interesit publik dhe jo të terrorizojë publikun me dënime për statistikë.
Manjani ka ngritur disa pyetje për SPAK, në lidhje ma akuzat ndaj ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputetit, Alqi Bllako.
Manjani pyet se për ish ministritn Koka: "Sa lekë mori?! Kuni çoi nëse i mori?", ndërsa për ishte dputetin Bllako: 'Si e shpërdoroi detyrën e sa dëm i solli shtetit nga ku shpërdorim'.
Postimi i Manjanit:
Pra, pas pretencave në të dy gjykimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, publiku nuk mësoi dot:
1. Cila ishte afera e paligjshme?
2. Kush e prezantoi idenë dhe si u mor vendimi për trajtimin e mbetjeve me incenerim, menyrë më e shtrenjtë e mundshme?
3. Përse 3 inceneratorë? Kaq shumë mbetje prodhon Shqipëria? Elbasani nuk punon gjithë vitin...
4. Sa i kushtuan buxhetit 2 incemeratorët dhe sa do i kushtojë në të ardhmen?
5. Nëse kishte korrupsion sa ishte vlera e korrupsionit? Kush e pagoi vlerën, kujt dhe ku janë paratë e korrupsionit?!
6. Më në fund kush gënjeu ata që vendosën dhe zbatuar skemën me incenerim apo ata që denoncuan këtë çështje si aferë?!
Asgjë përgjigje për interesin publik nuk u dha. Vetëm show, arrestime e dënime krejt pa lidhje. Pa llogjikë e pa sens. Fjala vjen ç'krim ka bërë Arben Dervishi një inxjinier privat?! Po Pëllumb Abeshi një nënpunës me përvojë?!
Po biznesi që u përfshi në këtë sipërmarrje, ç'krim bëri?! Pse i dhanë të bëjë një punë quhet krim?!
Po Lefteri sa lekë mori?! Kuni çoi nëse i mori?!
Po Alqi si e shpërdoroi detyrën e sa dëm i solli shtetit nga ku shpërdorim.
Etj, etj...
Drejtësia penale është pjesë e të drejtës publike dhe si e tillë, duhet ti shërbejë interesit publik dhe jo të terrorizojë publikun me dënime për statistikë.
Shkurt nuk qullosën asgjë me këtë çështje. Thjesht kontribuan në kënaqjen e "urisë popullore" për të dënuar njerëz!