Mashtrimi 600 mijë euro, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin në burg për Milena Derajn!

12 June 2023, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mashtrimi 600 mijë euro, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin

Gjykata e Apelit e Juridiksionit te përgjithshëm lë në fuqi masën arrest me burg për Milena Derajn e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

E arrestuara ka dorëzuar një deklaratë noteriali ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku.

Në deklaratën e saj noteriale, Deraj ka pranuar se ka marrë një shumë parash prej 340 mijë eurosh nga Ferracaku duke i premtuar se do të zgjidhte çëshjtjen e tij gjyqësore.

Për këtë gjë ajo thotë se ka pajtuar dy avokatë të suksesshëm dhe njëri prej tyre është tërhequr. Deraj thotë se i ka kthyer Ferracakut 140 mijë euro dhe ka për t’i kthyer edhe 225 mijë euro të tjera bashkë me interesin.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

 


Video