DETAJE/ Sulmoi me sëpatë babain e tij, policia: I ati i kërkonte llogari 35-vjeçarit pse nuk punonte!

19 January 2024, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Sulmoi me sëpatë babain e tij, policia: I ati i kërkonte

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shijak ku 35-vjeçari, Eduart Hoxha, sulmoi dhe kërcënoi babain e tij për vdekje.

Mësohet se Eduart Hoxha nuk është një person i cili ka precendentë të mëparshëm penal si dhe as një person i cili ka pasur probleme të mëparshme me lëndët narkotike.

Momenti i arrestimit

Sipas policisë sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.

Hoxha mund të ketë probleme të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor pasi qante dhe ofendonte forcat e rendit.


Video