Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ky është momenti kur 35-vjeçari, Eduart Hoxha, në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë.
I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë. Policia që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë.
Forcat RENEA nxorën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.
Pamjet nga aksioni i policisë:
Pas disa orësh negociata, RENEA ndërhyri me forcë në banesë duke neutralizuar 35-vjeçarin Eduart Hoxha. Atij iu sekuestrua sëpata dhe thika me të cilat kërcënonte babain e tij.