Prokuroria italiane po heton rektorin e Universitetit të Tiranës Arben Gjata

18 January 2024, 21:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria italiane po heton rektorin e Universitetit të Tiranës Arben
Arben Gjata

Prokuroria italiane e Cagliarit ka nisur hetimet ndaj rektorit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata.

Sipas mediave italiane, mësohet se hetimi ndaj Gjatës ka nisur për shkak se ai i ka dhënë titullin “laurea ad honorem”, Guvernatorit të rajonit të Sardenjës, Christian Solinas.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë nxjerrë se tituli në fjalë i është dhënë Guvernatorit të Sardenjës si nder pasi ky i fundit do të ndërhynte pranë Ministrit të Jshtëm të Italisë që të akordonte fonde për financimin e disa projekteve në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Ndërkohë vetë Gjata e ka mohuar një fakt të tillë duke u shprehur për mediat shqiptare se këto lajme janë sajesa të mediave italiane.


Video