I lidhur me grupe kriminale, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-shefit të policisë, Dritan Metaj

18 January 2024, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I lidhur me grupe kriminale, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e
Dritan Metaj dhe Gëzim Çela

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-shefit të Policisë Kurbin, Dritan Metaj i arrestuar pak kohë më parë gjatë një megaoperacioni të SPAK për goditjen e një grupi kriminal.

Në kuadër të operacionit “Flakë në det”, Metaj u lëshuan urdhër arreste edhe për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj, Roland Guxo. Megjithatë, Dalipaj dhe Duxo u shpallën në kërkim pasi rezultojnë jashtë vendit.

Për Metën dhe Çelën u zbuluan dhjetëra komunikime në celular, pas hetimeve që kishin nisur pas djegies së një veliere pranë Shëngjinit. Autorët dyshohet se i vunë zjarrin velierës teksa po shkëmbenin drogë në det, dhe pikasën se ishin në ndjekie nga policia.


Video