Detaje nga vrasja në Abat të Shkodrës / Shkak dyshohet konflikti për pronën, identifikohet autori

28 August 2025, 21:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga vrasja në Abat të Shkodrës / Shkak dyshohet konflikti
Foto ilustruese

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shkodrës.

Viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është Ndoc Maçaj, i cili është ende në arrati.

Maçaj dyshohet se është kushëri i Prronit, dhe konflikti mendohet të ketë nisur për shkak të pronësisë së një toke.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia e Shkodrës.


Video