Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Ballsh, ku ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur.
Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një 18-vjeçar ka përplasur një vajzë të mitur 7-vjeçe.
Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.