Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lamy, ka thirrur ambasadorin rus në Londër për të shprehur shqetësimin dhe për të dënuar sulmet e fundit që Rusia kreu gjatë natës në Kiev.
Në këto sulme u vranë të paktën 18 persona, katër prej tyre fëmijë, dhe u dëmtuan ndërtesa të rëndësishme, përfshirë Këshillin Britanik dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas.
Në një postim në rrjetin social X, Lamy u shpreh se “Presidenti Vladimir Putin mbrëmë vrau civilë, shkatërroi shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa që përfaqësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin evropian”.