Detaje nga përplasja me armë në Vlorë: I përfshirë një punonjës policie dhe djali i kryeplakut të Kaninës

29 April 2022, 20:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga përplasja me armë në Vlorë: I përfshirë
Përplasja me armë në Vlorë

Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja me armë që ndodhi sot pasdite në Vlorë.

Në konflikt është përfshirë djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliraj (Todi), i cili sipas të dhënave mund të ketë ndërruar mbiemër, me Lisian Myrtajn dhe punonjës policie në Repartin e Delta Force Vlorë.

Gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarrit, por momentalisht nuk dihet nëse armë kishte vetëm efektivi apo edhe Aliraj.

Për këtë arsye nuk është e qartë se kush prej tyre ka hapur zjarr.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën dhe sekuestruan gëzhojat, si prova materiale. Po ashtu mësohet se autoritetet kanë shoqëruan punonjësin e policisë dhe po kryhen veprimet nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Dyshohet se konflikti mes palëve ka nisur disa ditë më parë për një vajzë. Pas ngjarjes, Juxhino Aliraj u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, por i riu nuk ndodhej në banesë.

 


Video