DETAJE/ Elis Rroshkodoli që u vra në Shkodër kërkohej nga Policia (FOTO)

30 August 2024, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Elis Rroshkodoli që u vra në Shkodër kërkohej nga
Elis Roshkodoli

Elis Roshkodoli, 36-vjeç është vrarë me armë zjarri në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’. Vrasja ka ndodhur brenda në një lokal.

Rroshkodoli, person me precedent penal, ishte shpallur në kërkim nga Policia për llogari të autoriteteve rumune. 

36 -vjeçari akuzohej për plagosje në Rumani.

Siç mëson Vox News, Roshkodoli pas një sherri në një qebaptore ka plagosur pronarin e një klubi nate.

36-vjeçari është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.

Viktima rezulton edhe si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë.

Në vitin 2014, ai është arrestuar bashkë me disa shqiptarë të tjerë për grabitje në Belgjikë.

 


Video