Dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit, kush është Petrit Çakrri, i akuzuar si autori i krimit në Burrel

16 July 2025, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit, kush është
Renis Dobra dhe Petrit Çakrri

Vijojnë hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, i riu nga Burreli që u ekzekutua më 8 korrik të këtij viti.

Ndër personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë del emri i Petrit Çakrrit, një personazh me të kaluar problematike dhe histori të hershme me drejtësinë.

Çakrri, i cili më vonë ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha, është një emër që “rikthehet” nga e shkuara, më konkretisht si një prej dëshmitarëve okularë në ngjarjen e bujshme të vitit 1998, kur u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ai ka dëshmuar në atë që u quajt “procesi i shekullit”, por rruga e tij nuk ka qenë asnjëherë larg problemeve me ligjin.

Në vitin 2017, ai u arrestua nën akuzën për “mashtrim me pasoja të rënda”, pasi kishte përvetësuar një shumë prej 4.4 milionë lekësh nga një biznesmen vlonjat duke u paraqitur si tregtar.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Çakrri ka ndjekur nga afër lëvizjet e viktimës, Renis Dobra. Menjëherë pas ekzekutimit, ai është larguar nga Shqipëria, ku dyshohet se ka kaluar kufirin përmes pikës së Morinës.

Ndërkohë, nipi i tij është ndaluar nga policia dhe, sipas raportimeve, në celularin e tij janë gjetur prova të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë


Video