U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

16 July 2025, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.

Viktima Demer Haxhiu 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij.

Papritur, flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin.

Ky i fundit nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Video