Del FOTOJA dhe EMRI i “skifterit” që grabiti telefonat në dyqanin e “3 vëllezërve Fejzo”: 5 mijë euro kush e sheh!

14 February 2024, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTOJA dhe EMRI i “skifterit” që grabiti telefonat në
FOTO: Afrim Dulaj

43-vjeçari, Afrim Dulaj, është shpallur në kërkim për vjedhjen e një dyqani celularësh.

Kujtojmë se vjedhja ndodhi më datë 09.02.2024, në dyqan e celularëve të "3 vëllezërve Fejzo", në rrugën "Myslym Shyri".

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën "Myslym Shyri".

Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Video