Zhaklin Lekatari “përplaset” me Bregun: Mos më thirr mua zemra ime dhe rrushi im!

14 February 2024, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhaklin Lekatari “përplaset” me Bregun: Mos më thirr mua
Sokol Bregu/ Sibela Abedini/ Zhaklin Lekatari

Gazetari, Sokol Bregu, dhe aktivistja, Zhaklin Lekatari, janë përplasur në Euronews gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa po diskutohej për vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares, Sibela Abedini.

Lekatari i kërkoi gazetarit Bregu që të mos e thërriste “zemra ime”, pasi sipas saj, ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër.

Nga ana tjetër, Bregu i tha Lekatarit se ajo nuk përfaqësonte asgjë.

Pjesë nga biseda në studio:

Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.

Lekatari: Unë nuk të akuzova për asgjë, por unë të kërkova të më respektosh duke mos më thirrur zemra ime, por zonja.

Lekatari: Zhaklin Lekatari quhem. Nëse në TV gratë trajtohen në këtë mënyrë, si mund të trajtohen në shtëpi.

Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal.

Lekatari: Nuk pranohet e falura. Nuk po thërras asnjë nga të ftuarit këtu zemra ime, rrushi im, i dashuri im.

Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.

Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?

Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirrur në BBV edhe ka shpërthyer.

Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.


Video