Vidhet me dhunë dyqani i "3 vëllezërve Fejzo" në Tiranë!

9 February 2024, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vidhet me dhunë dyqani i "3 vëllezërve Fejzo" në
3 vëllezërit Fejzo

Mëngjesin e kësaj të Premteje dyshohet se një person i armatosur e me maskë ka vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.

Paraprakisht, mësohet se ai ka arritur të marrë 15 celularë nga dyqani i "3 vëllezërve Fejzo".

Vidhet me dhunë dyqani i "3 vëllezërve Fejzo" në

“Është larguar në drejtim të rrugës Vasil Shanto. Fatmirësisht nuk ka pasur një konfrontim mes autorit i cili besohet se ka qenë i vetëm dhe punonjësit të dyqanit.”

Nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve, por raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat “Shqiponja” dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video