Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij në Korçë, policia shoqëron disa persona

2 April 2026, 16:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij

Policia e Korçës po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bulgarec, ku trupi i 78-vjeçarit Gëzim Vija u gjet sot i pajetë brenda banesës dhe me plagë në kokë.

Viktima është baba i katër fëmijëve dhe prej më shumë se dy dekadash jetonte i vetëm.

Dyshohet se ai është vrarë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jetë rrëzuar dhe të ketë goditur kokën.

Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e mundshme të tij.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se autori mund të ketë pasur njohje me viktimën, çka mund të ketë bërë të mundur hyrjen në banesë me pëlqimin e tij.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari dyshohet se është larguar duke mbyllur me çelës derën e jashtme të banesës.

Kjo ka shtyrë policinë të marrë në pyetje persona që kishin njohje të afërt me të moshuarin, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gëzim Vija, 78 vjeç, i divorcuar dhe që jetonte vetëm prej 25 vitesh, u gjet i pajetë brenda banesës ditën e sotme (2 prill), teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet vijojnë.


Video