Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës.
Dyshohet se Gëzim Vija ka shenja dhune në trup çka ka sjellë vdekjen e tij.
Dyshimet e para janë që i moshuari është goditur me send të fortë.
Ende po bëhet këqyrja paraprake, e cila do të vijojë më e detajuar në spitalin e Korçës.
Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit.
Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.