Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për të vendosur për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Sali Berisha.
SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin nga detyrim paraqitje, të cilën ai nuk e zbatoi, në arrest në shtëpi.
Berisha ka thënë s do ta respektojë vendimin e Këshillit të Mandateve, çfarëdo qoftë ai.
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”, bëhet me dije në urdhrin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.