Rama tregon dronët që do marrë ushtria shqiptare: Të përkushtuar në mbrojtjen e territorit tonë!

12 December 2023, 15:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama tregon dronët që do marrë ushtria shqiptare: Të
Dron "Bayraktar TB2"

Ushtria shqiptare do të pajiset në pranverën e këtij viti me dronë të modelit “Bayraktar”, të blerë nga Turqia, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pajmet dhe një mesazh.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë këta dronë janë “teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”.

Rama e mbyll mesazhin e tij duke thënë se qeveria është e përkushtruar “për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”.

Mesazhi i Ramës:

Kjo është pamja e dronëve "Bayraktar" që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.


Video