Analisti, Arian Curri, ka analizuar disa nga fjalimit e socialistëve gjatë kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.
Ai me ironi tha se Edi Rama çdo herë e më shumë po mban fjalime të gjata, teksa për ministren Elisa Spiropali tha se ka kaluar masën e servilizmit.
“Rama është duke rritur fjalimit përdhunuese, aq sa deputetët, degatët fillojnë dalin nga salla dhe ai u thotë uluni, dhe disa të shkretë u ulën. Ka arritur në 140 minuta, ndërkohë që sfida e tij është të kalojë Fidel Kastron që fliste 4 orë.
Tjetra është një fjalim patetik, emocional i Braçes që ai do të rifitoi vëmendjen e kryeministrit dhe e treta është zonja Spiropali e cila ka kaluar çdo masë të adhurimit për kryeministrit apo edhe të servilizmit. Nuk e di se çfarë plani ka, që e ka filluar këtë lloj verbi”, tha ai për “Top Story” në “Top Channel.