Basha mbush Pallatin e Kongreseve në 33-vjetorin e PD-së, ja figurat e njohura që i janë bashkuar

11 December 2023, 17:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha mbush Pallatin e Kongreseve në 33-vjetorin e PD-së, ja figurat e
33-vjetori i PD

Partia Demokratike feston sot e ndarë 33-vjetorin e themelimit. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve, ndërsa “Rithemelimi” i Sali Berishës pritet të mblidhet në ambientet e “Hotel Tirana”.

Megjithatë, Basha duket se ka arritur të mbledhë një numër të madh mbështetësish pranë vetes.

Salla e Pallatit të Kongreseve është e mbushur plot, ndërsa krah Bashës janë ulur figura të njohura politike dhe jo vetëm.

Disa prej tyre janë ish-presidenti Bamir Topi, ish-politikani Preç Zogaj, si dhe deputetët Jorida Tabaku, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj e shumë të tjerë.

Fjalimi i Bashës pritet të fokusohet në vlerat e PD-së si një forcë politike që nuk është e fokusuar më te “lideri” i saj.

Në këtë organizim, një vend i veçantë i është lënë mesazhit të të rinjve dhe të përndjekurve politikë.



Video