Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë sukseset e tij

9 December 2023, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama falenderon Scholz: Procesi i rinovuar i Berlinit, një nga shumë
Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, teksa forca politike e tij, SPD, ka mbajtur sot Kongresin.

Rama thotë se Procesi i rinovuar i Berlinit është një ndër shumë sukseset e tij, dhe shton se Shqipëria do të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi që shërben si një platformë e bashkëpunimit në nivel të lartë në Ballkanin Perëndimor.

"Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht kancelarin Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor", shkruan Rama në rrjetin social "X".


Video