Burgu i Rrogozhinës reagon për arratisjen e të dënuarit: Kemi bërë kallëzim, ja sa vite i kanë mbetur për të vuajtur

5 December 2024, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burgu i Rrogozhinës reagon për arratisjen e të dënuarit:
Burgu i Rrogozhinës

Burgu i Rrogozhinës ka reaguar pas arratisjes së një të dënuari, i cili kishte dalë me leje shpërblyese. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Erjon Markol (Markola), i dënuar për plagosje e rëndë me dashje. Markola rezulton i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon Markol (Markola), 46 vjeç banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Ky shtetas, është dënuar me vendimin Nr. 2844, datë 01.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 76/22 i Kodit Penal. Aktualisht, i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 11 muaj burgim.

Sipas rregullores, ai është përfitues i lejes shpërblyese dhe duhet të kthehej në institucion më datë 02.12.2024, në orën 13:00. Mosparaqitja e tij brenda afatit ka detyruar IEVP Rrogozhinë të depozitojë një kallëzim penal për këtë rast, në ngarkim të tij për veprën penale “ Largimi nga vendi vuajtjes së dënimit” parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal dhe materialet përkatëse i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pavarsisht kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është e përkushtuar dhe e angazhuar në programet reabilituese dhe rintegruese për të dënuarit dhe të paraburgosurit.


Video