“BMW”-ja përplas motorin në Korçë, plagoset drejtuesi

19 July 2023, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“BMW”-ja përplas motorin në Korçë, plagoset
Foto ilustruese

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur këtë herë në aksin Korçë-Ersekë. Një makinë tip BMW e drejtuar nga shtetasi me inicialet M.K është përplasur me motorin e drejtuar nga qytetari me inicialet M.Z 56 vjeç.

Si pasojë e lëndimeve, 56-vjeçari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video