Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Shënkollit, në Lezhë.
Si pasojë e erës së fortë flakët janë favorizuar dhe janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së djegur.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Konkretisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet mjedisore janë të konsiderueshme. Megjithatë shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.