Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një prift i moshës 63-vjeçare ka rënë nga çatia e kishës ku ai shërben. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Korçës, ndërkohë që prifti u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Mësohet se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.