Berisha merret në pyetje! Flamur Noka, deputetë e mbështetës të tij e presin në SPAK (VIDEO)

23 January 2024, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha merret në pyetje! Flamur Noka, deputetë e mbështetës
Flamur Noka, deputetë e mbështetës të tij e presin në SPAK

Berisha do të pyetet për herë të parë si person nën hetim për çështjen ‘Partizani’, ndërsa seanca do të nisë në orën 10:00.

Në një deklaratë para gazetarëve dhe mbështetësve që e prisnin, Berisha u shpreh se “beteja me krimin vazhdon”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!

Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”

Deputetët mbështetës e pritën Berishën para godinës së SPAK. Flamur Noka, Luçiano Bocci, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe disa të tjerë qëndruan para Prokurorisë së Posaçme derisa makina e ish-kryeministrit mbërriti aty.

Të pranishëm janë edhe disa dhjetëra militantë, të cilët shpërthyen në brohoritje kur Berisha doli nga mjeti i tij.


Video