Projekt-rezoluta për Shqipërinë, PE: Shqetësues korrupsioni në shumë fushë të jetës dhe të biznesit

22 January 2024, 16:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Projekt-rezoluta për Shqipërinë, PE: Shqetësues korrupsioni

Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian ka miratuar në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë.

Mes çështjeve kryesore që evidentohen në projekt-rezolutë, përveç gjithëpërfshirjes nga palët politike, theksi vendoset edhe te niveli i lartë i korrupsionit.

Në një pikë të projekt-rezolutës thuhet se korrupsioni vijon të mbetet çështje shqetësuese, dhe se është i përhapur si në shumë fusha të jetës publike, po ashtu edhe në biznes.

PE kërkon intensifikimin e luftës së institucioneve shqiptare ndaj korrupsionit.

“Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.

U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë”, thuhet ndër të tjera.




Video