Partia e Lirisë: Taulant Balla, përgjegjës direkt për banditizmin e xhupzinjve

21 January 2024, 17:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partia e Lirisë: Taulant Balla, përgjegjës direkt për
Taulant Balla

Partia e Lirisë ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Taulant Balla si përgjegjës direkt të asaj që e quan banditizim të policëve civilë. Reagimi i Petrit Vasilit erdhi pasi një i ri që sot protestoi gjatë homazheve të 21 Janarit u ndalua nga policia civile.

“Sot serish nje i ri rrembehet në mes të Tiranës nga policë civile te pa identifikuar.

Me xhupa të zinj, me kasketa dhe gjyslykë të zeza po këta syfete të ashtuquajtur policë civilë shfaqen në protesta të qytetarëve apo opozitës duke ushtruar dhunë gangsterësh të paligjshëm.

Sot e njëjta gjë u përsërit në mes të Tiranës.

1.Çfarë janë këta banditë xhupzinj të paidentifikuar?

2.Përse nuk identifikohen këta horra nëse veprojnë në emër të ligjit ?

3.Kush ju ka dhënë të drejtën të mbyllin gojën e qytetarëve në një vënd të lirë dhe demokratik?

4.Përse Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Pergjithshem i Policisë nuk distancohen dhe nuk i denoncojnë këta horra?

5.Përse policia e shtetit me uniformë dhe e identifikuar është zëvendësuar nga horrat xhupzinj?

6.Përse Prokuroria nuk vepron ndaj tyre?

I jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme edhe kohë më parë për dhunën e civileve të paidentifikuar në protestat e opozitës.

Por prokuroria e mbylli çeshtjen në mënyrën më të turpshme duke u sjellë si prokurroia politike e Partisë së Punës.

Megjithëse videot tregonin hapur dhunën e tmerrshme prokuroria mbylli sytë duke inkurajuar kësisoj horrat e pushtetit në polici.

Prokurorisë nuk i ka munguar zelli që të hapë procese ndaj mijra protestuesve të ndershëm dhe hallexhinj, ndërsa përballë xhupzinjëve të pushtetit gjunjëzohet dhe shkel ligjin.

Sot e njejta skenë u përserit.

I kërkoj Prokurorisë të fillojë hetimet kryesisht dhe ti japë fund dhunës së paligjshme mafioze të horrave me xhup te zinj dhe të paidentifikuar ndaj qytetarëve.

I kerkoj Taulant Ballës dhe Muhamet Rrumbullakut të identifikojë dhunuesit dhe ti denoncojë ata.

Në të kundërt nëse nuk e bëjnë këtë të dy këta janë po aq përgjegjës dhe fajtorë për dhunën dhe horllëkun e xhupzinjve dhe duhet të japin dorëheqjen e të largohen.

P.S.Ja ku i ka fotot Taulant Balla.A do ti vinte mire ta dhunonin xhupzinjtë Ballën kur ishte në opozitë”, shkruan Vasili.


Video