Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Belind Këlliçi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor të njohur si “5D”.
Në të njëjtën seancë është thirrur gjithashtu edhe Arbjan Mazniku, së bashku me disa persona të tjerë që përbëjnë grupin e fundit të dëshmitarëve të caktuar nga Prokuroria e Posaçme. Në mesin e tyre janë edhe Dritan Kadia dhe Gazmend Haxhia.
Prokuroria e Posaçme, përfaqësohet në këtë proces nga Klodjan Braho dhe Anita Jella. Seanca nisi në orën 09:30 në ambientet e GJKKO.