Baste të paligjshme në Tiranë/ Arreston tre shtetasit e përfshirë, procedohet një i mitur!

16 December 2025, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Baste të paligjshme në Tiranë/ Arreston tre shtetasit e

Policia e Tiranës ka zbuluar 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat, u arrestuan 3 shtetas të cilë janë pronari, administratori dhe një punonjës i këtyre subjekteve.

Gjatë kontrollit, u kapën në flagrancë 2 persona duke vënë baste sportive me celularë, mes tyre edhe një i mitur 17-vjeçar, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.

Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur).

Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video