Aksioni i SPAK/ Mbi 18 kontrolle banesash për të gjetur para dhe dokumente nga tenderat e AKSHI-t

16 December 2025, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksioni i SPAK/ Mbi 18 kontrolle banesash për të gjetur para dhe
Foto ilustruese

SPAK ka zhvilluar një aksion të gjerë hetimor, duke ushtruar mbi 18 kontrolle banesash në kuadër të hetimeve që lidhen me tenderat e AKSHI-t.

Sipas burimeve, kontrollet janë fokusuar në gjetjen dhe sekuestrimin e parave, dokumenteve financiare, kontratave dhe materialeve të tjera që dyshohet se lidhen me procedura tenderimi.

Po ashtu, mësohet se gjatë aksionit, janë sekuestruar me dhjetëra telefona celularë, të cilët dyshohet se u përkasin personave që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me Mirlinda Karçanajn, si edhe me dy biznesmenë me inicialet E.A. dhe E.B.

Burimet pohojnë se nën hetim janë 11 procedura prokurimi, për të cilat prokuroria e posaçme dyshon se ka shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime të tjera.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar disa masa sigurisë. ‘Arrest shtëpie’ është caktuar për shtetasen Mirlinda Karçanaj dhe arrest me burg për shtetasit me iniciale E.A. dhe E.B.

SPAK pritet që në vijim të ketë një deklaratë publike për mediat. Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë dhe prokuror i çështjes është Bledar Maksuti. 


Video