Del FOTO/ Ja kush është ish-POLICI 32-vjeçar që u dogj në qafën e Llogarasë!

16 December 2025, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTO/ Ja kush është ish-POLICI 32-vjeçar që u dogj
Artjol Xhelo

Ky që shihni në foto, është 32-vjeçari Artjol Xhelo nga Ura Vajgurore e Beratit, ish-punonjës policie, që u gjet i pajetë këtë të hënë në qafën e Llogarasë.

Trupi i tij u dogj plotësisht brenda në makinën e tij tip BMW, ndërsa dyshimet paraprake të policisë janë për vetëvrasje.

Por, nuk janë përjashtuar pista të tjera hetimi lidhur për ndonjë ngjarje kriminale.

Në komunikimin e fundit që i riu kishte patur me familjarë të tij, ishte shprehur që nuk kthehej në shtëpi në rast se nuk gjente punë.

Sipas familjarëve, 32-vjeçari vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”.

Në vitin 2023, Xhelo ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, dhe si pasojë kanë deklaruar të afërmit, kjo ka ndikuar në gjendjen e tij.



Video