SKANDALI/ 200 punëtorë të kompanisë nënkontraktore të 'Bankers' ende pa paga, naftëtari: Vijojmë protestat!

16 December 2025, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI/ 200 punëtorë të kompanisë nënkontraktore
Bankers Petroleum

Punonjës të Bankers Petroleum, të angazhuar kryesisht në punët teknike në fusha, kanë nisur sot një protestë për shkak të vonesave të vazhdueshme në pagesën e rrogave.

Sipas një prej naftëtarëve të kompanisë, situata ka nisur që në tetor, ndërsa disa punëtorë nuk kanë marrë pagat e tyre që nga muaji qershor.

“Kemi afat kohor për marrjen e rrogës dhe ende nuk na është hedhur, edhe pse kemi kërkuar disa herë përgjigje. Vetëm na thonë se është bllokuar dhe shitja po vonohet,” shprehet një nga punëtorët, i cili punon si teknik në fushe.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një problem i njërës prej degëve, por i gjithë grupit kryesor, ku punëtorët mbeten të pambrojtur dhe pa informacion të qartë mbi pagesat.

Situata, siç thotë punëtori, është përkeqësuar që nga periudha e pandemisë COVID-19, kur aktiviteti ishte i kufizuar dhe kompanitë kishin ndaluar përkohësisht disa operacione.

Punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e situatës, duke kërkuar që drejtuesit e kompanisë të respektojnë të drejtat e tyre dhe të paguajnë rrogat e prapambetura.


Video