Bashkia e Pukës në terr për shkak të motit të keq, ndërprerje energjie edhe në Fushë-Arrëz

5 November 2023, 20:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bashkia e Pukës në terr për shkak të motit të keq,
Foto ilustruese

Bashkia e Pukës është e gjitha pa energji elektrike për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shiut.

Mësohet se pa energji elektrike kanë mbetur rreth 12,000 banorë, ndërsa edhe disa njësi administrative të Fushë Arrëzit po ashtu janë pa drita.

Në disa fshatra janë këputur linjat e tensionit të ulët dhe për shkak të erës së fortë dhe shiur, është bërë i pamundur riparimi i tyre.

Probelem raportohen në stacionin Pukë- Fushë Arrëz dhe Pukë -Koman.


Video