Aksident "i çuditshëm" në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

5 November 2023, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident "i çuditshëm" në autostradën
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur këtë herë në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç dallohet nga pamjet e siguruara nga Voxnews.al, një veturë ka goditur një tjetër automjet nga mbrapa, duke bërë që makina para të përfundojë thuajse tërësisht mbi të.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe mos ruajtja e distancës nga mjeti para.

Për fat të mirë, nuk raportohet për dëmtime serioze. Ndërkohë, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë si për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut.


Video