Avokati Kujtim Cakrani revoltohet nga dënimi i Ardian Nikulajt: Dënuan një të pafajshëm, gjyq popullor

25 March 2026, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avokati Kujtim Cakrani revoltohet nga dënimi i Ardian Nikulajt: Dënuan

Pas dënimit ndaj vrasësit portugez që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj, avokati i Ruben Saraivas, Kujtim Cakrani tha se sot Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm.

Sipas tij nuk ekzistojnë prova që vërtetojnë se Saraiva është vrarësi i Ardian Nikulaj.

“Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një gjyq popullor dhe jo mbi prova” tha Cakrani në një proncim për mediat.

Ardian Nikulaj, biznesmeni lezhian u vra në prill të vitit 2023. Ai ndodhej i ulur brenda lokalit të tij, në momentin kur shtetasi portugez, Ruben Saraiva, i maskuar me skafandër, hyri brenda dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duek e lënë të vdekur në vend.

Sipas hetimeve, urdhërues i vrasjes dyshohet se ishte Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me shtetas të huaj kishte vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e Nikulajt, duke monitoruar edhe hotelin ku ai qëndronte, me qëllim përcaktimin e momentit të ekzekutimit.

Pas kryerjes së krimit, disa prej autorëve u larguan nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, ndërsa të tjerë përdorën rrugë tokësore drejt Greqisë. Megjithatë, ata u arrestuan brenda një kohe të shkurtër, njëri pas tjetrit.


Video