Asgjësohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 May 2025, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asgjësohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 rrënjë kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë dhe në Shkrel të Malësisë së Madhe.

Një inspektor pyjesh dhe një roje mjedisore janë nën hetim për këto raste.

“Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike”, njoftoi policia.

Kjo goditje e efektivëve të Shkodrës erdhi në kuadër të operacionit “Koordinata” me qëllim goditjen e tentativave të kultivimit të kanabisit.


Video