Policia e Lushnjës ka arrestuar një 65-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Në pranga është vënë shtetasi Xhevair Veizi, banues në Berat. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Lushnjë, uniformat blu kanë gjetur dy krehëra arme zjarri dhe municion luftarak
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.