Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar t’i fusë të birit doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës ku po vuan dënimin. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale G.G. i lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
Ai ka tentuar ta fshehë kokainën në shuallin e atletes së djathtë, por iu gjet nga policia gjatë kontrollit.
"Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike." thuhet në njoftim.
SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.