Natën e kaluar forcat RENEA ndërmorën një aksion "Blic" në Shijak dhe rrethinat e tij, duke ushtruar kontrolle në disa banesa. Lidhur mbi këtë operacion nuk ishte informuar Policia e Durrësit për shkak të frikës së dekonspirimit.
Sot në media u raportua se ky aksion u ndërmon në bazë të hetimeve për kërkimet mbi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili është zhdukur prej gati dy muajsh në mënyrë misterioze.
Por, dyshohet se "shënjestra" e kërkimeve të RENEA-s ka qenë Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho ose i njohur ndryshue si “Rrumi” i Shijakut, i cili u shpall në kërkim pak ditë më parë nën akuzën si porositësi i tentativës së rrëmbimit për dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj.
Këta të fundit kanë dëshmuar se "Rrumi" ka tentuar t'i rrëmbejë pasi ka mësuar se ata po vëzhgonin terrenin për ta vrarë pas porosisë nga Kasandër Noga.