Armë zjarri dhe drogë gati për shitje, arrestohet "i rrezikshmi" i Fierit (EMRI)

10 September 2022, 17:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armë zjarri dhe drogë gati për shitje, arrestohet "i
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi i janë gjetur armë dhe drogë në banesë. Në kuadër të operacionit  “Zastava” është vënë në pranga shtetasi Edison Kastrati, banues në Fier.

Arrestimi i tij është bër pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia se kly shtetas mbante armë zjarri në banesë dhe shiste lëndë narkotike në doza.

Burime zyrtare bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të gatshme për shitje.

Edison Kastrati akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video